Ylli Manjani: Kombinimi i gabuar Rama-Veliaj sjell kosto politike për PS, i jep mundësi Bashës
Tirana është qarku i vetëm në Shqipëri ku funksionon politikë-bërja, tha Ylli Manjani në studion e Barometrit Politik, ku shtoi se loja e PS-së në Tiranë nuk është e zgjuar për shkak të kombinimit të gabuar të Edi Ramës me Erion Veliajn.
“Kombinimi Rama – Veliaj është kombinim i gabuar. Edhe për Veliaj vetë, si politikan në rritje që do të promovohet në politikë por edhe për Ramën që kërkon të marrë avantazhe nga Veliaj i cili është i konsumuar për shkak të Ramës”, u shpreh u. Manjani.
Madje ky kombinim, sipas z. Manjani krijon kosto aq të lartë për PS sa i jep avantazhe Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ky është konflikti politik real brenda PS në Tiranë dhe kjo i jep shans Bashës dhe opozitës”, u shpreh z. Manjani.
Z. Manjani theksoi se kombinimi Rama – Veliaj është i gabuar për të dy këta politikanë. Për Edi Ramën për shkak se Erion Veliaj prodhon kosto për PS nga vetë pozicioni si kryebashkiak dhe përdorimi i tij në zgjedhje është me risk, ndërsa për Erion Veliaj për shkak se po konsumon figurën e tij politike duke synuar që të zgjidhet Edi Rama kryeministër.
“Veliaj është kryetar Bashkie që për shkak të aktivitetit prodhon kosto dhe të hysh në zgjedhjet më të rëndësishme politike me dikë që ka kosto, nuk është zgjedhje e mençur për Ramën. As për Veliajn që të harxhojë të gjitha bateritë politike për zgjedhjen politikë të Edi Ramës ndërkohë që ka nevojë të promovohet vetë, u shpreh z. Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën
- Prirja e votës në Tiranë, PD gëzon rritje, ngushton diferencën me PS-në
- Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit
- “Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit
- Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz