Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit

15 Prill 2021 | 21:32

Çështja se kush e ka të drejtën për të formuar qeverinë pas 25 prillit mori vëmendje të veçantë në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania, ku ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi që opinioni publik të qartësohej me atë se çfarë thotë “Neni 96” i Kushtetutës.

Pika “1” e nenit në fjalë thotë se “Presidenti […] emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”. Pas citimit të këtij neni Manjani tha se në rast se nuk do të ketë një shumicë të qartë nga rezultati i zgjedhjeve, atëherë për qeverinë do të duhet të pritet shtatori, ditën kur do të mbahet seanca e parë e legjislaturës së re.

Ish-ministri e diskutoi çështjen me drejtuesen e emisionit Ilva Tare ku ngriti me shqetësim prirjen e “blerjes së votës së deputetëve” në rrethanat ku diferenca mes palëve është e ngushtë.

Manjani: Për të provuar se kush është mazhoranca e re, ne do të presim datën 11 shator, kur të hapet Parlamenti vendimi i parë do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe aty del se kush është mazhoranca.

Tare: The më parë se nuk do të ketë nevojë për këtë gjë sepse do të jetë mandat i qartë ai që do të fitojë, e nise me optimizëm, the që nuk do të shkojmë te ky skenar…

Manjani: Në propagandë thuhet se nëse je partie e parë ke të drejtë të marrësh të drejtën për të propozuar kryeministrin. Pyetja është nga do dali, nga e gjen Presidenti emrin, kush e propozon Kryeministrin?!

Tare:  Partia e parë…

Manjani: Jo partia e parë. Kjo vjen nga propaganda nuk është në ligj… ku shkruan partia e parë?

Tare: Më dëgjo pak… PS merr 69 mandate, koalicioni i PD merr 65 dhe LSI 6. Kujt ia jep Presidenti mandatin?

Manjani: Koalicioni i partive që ka shumicën në parlament, shumica në parlament, jo shumica në zgjedhje. Për fat të keq është kështu, se kjo hap mundësinë e shit-blerjes së votës. E them këtë edhe për disa ambasadorë maskarenj, do ta them këtë me kuptimin e plotë të fjalës që janë maskarenj, të cilët po përpiqen të krijojnë një klimë idiote. Shqipëria nuk mund të jetë eksperiment!

Tare: Po nëse nuk ka një koalicion që ka 71 mandate?

Manjani: Po kjo do konfirmohet nga kush do ta zgjedhi kryetarin e Kuvendit. Kaq mbaroi!

Tare: Më jep një shpjegim juridik, PS merr 68 mandate, 68 merr PD dhe LSI bashkë, 5 mandate disa nga partitë e reja.

Manjani: Presidenti i Republikës do të ftojë grupin e partive që ka 71 mandate në Parlament.

Tare: Do të presim shtatorin për të marrë vesh kush ka fituar zgjedhjet po thua?

Manjani: Patjetër, ky është pisllëku tjetër që ka ndodh me reformën zgjedhore. Ky është maskarallëku më i madh që i bëhet popullit se do presë 4 muaj kush do të shitet dhe kush do të blihet për të përcaktuar këtë formulën e re dhe këtu duhen ndaluar këta ambasadorët nëse e bëjnë këtë gjë, janë maskarenj. E them me përgjegjësi këtë.

Blendi Çeka: Për mua politikisht PS me 69 mandate i ka humbur zgjedhjet. Mesazhi është i qartë ka dalë më vete, do të kërkojë qeveri më vete. Politikisht zgjedhjet janë të humbura, punë tjetër se çfarë ndodh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021