Yuri Kim: Shumë shtete po refuzojnë telefonat ‘Huawei’, të dhënat të pasigurta në duart e qeverisë kineze
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, në një postim në Twitter ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se shumë vende janë ndërgjegjësuar dhe po refuzojnë telefonat Huawei, sepse të dhënat e tyre personale janë të pasigurta në duart e qeverisë komuniste kineze.
Në postim ambasadorja, Yuri Kim thekson se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën e telekomunikacionit. Më deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se marrëveshjet e Huawuei me operatorët e telekomunikacionit në të gjithë botën po avullojnë, sepse vendet po lejojnë vetëm shitësit e besueshëm në rrjetet e tyre 5G.
More & more countries are rejecting untrustworthy vendors like #Huawei. Only trusted vendors should be allowed into critical telecommunications infrastructure. https://t.co/PpVd0Z0x3C
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 24, 2020
Shembuj përfshijnë Çekinë, Poloninë, Suedinë, Estoninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Letoninë. Kohët e fundit, Greqia ra dakord të përdorë Ericsson dhe jo Huawei për të zhvilluar infrastrukturën e saj 5G.
“Sa më shumë vende, kompani dhe qytetarë pyesin se kujt duhet t’i besojnë të dhënat, aq më e qartë bëhet përgjigja: Jo Partisë Komuniste Kineze. E mbyll njoftimin e vet Departamenti Amerikan i Shtetit.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran