Yuri Kim takon Ramën në New York: E kënaqur me drejtimin e debatit në KS
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluan në New York një takim me ish-ambasadoren e Amerikës në Shqipëri, Yuri kim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ambasadorja me anë të një postimi në platformën X, ku shkruan se ndihet e kënaqur kur shikon kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama teksa i kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Ajo tha gjithashtu se gjatë takimit të tyre ata kanë diskutuar për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“E kënaqur të shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”,-shkruan Kim.
Pleased to see 🇦🇱 PM @ediramaal at #UNGA78, where he presided over Security Council debate on Russia’s invasion of #Ukraine. We also had the opportunity to discuss ways to strengthen 🇺🇸-🇦🇱 relations, 🇺🇸 support for Albania’s EU accession path, and our cooperation at NATO and on… pic.twitter.com/p55K7F2Frx
— Ambassador Yuri Kim (Acting Asst Sec) (@StateEUR) September 21, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve