Zakharova: Londra dhe Parisi po luajnë me Kievin për çështjen e armëve bërthamore
Londra dhe Parisi, të cilat, sipas pretendimeve të shërbimit të inteligjencës ruse, po planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me armë bërthamore, po “luajnë” me këtë çështje së bashku me Kievin, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Ajo shtoi se nuk bëhet më fjalë vetëm për kërcënime dhe deklarata, por, sipas saj, po ndërmerren veprime konkrete.
“Britania e Madhe dhe Franca po përgatiten dhe tashmë janë në proces manipulimi, jo retorikisht, por praktikisht, me çështjen e armëve bërthamore”, tha Zakharova, raporton RIA Novosti.
Sipas pretendimeve të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, për shkak të “situatës së vështirë” në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Londra dhe Parisi po planifikojnë të transferojnë një bombë bërthamore ose të paktën një bombë “të ndyrë” në Kiev.
Agjencia tha se koka luftarake e vogël TN75 e Francës nga raketa balistike M51 e lëshuar nga nëndetësja po shqyrtohet si një opsion. Siç njoftoi shërbimi rus, meqenëse planet e vendeve perëndimore shkelin rëndë ligjin ndërkombëtar, ata duan ta paraqesin atë sikur Ukraina e ka zhvilluar vetë armën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se të dhënat e marra do të merren parasysh, ndër të tjera, në negociatat për zgjidhjen e konfliktit. Ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, premtoi se autoritetet do të ndajnë të gjitha informacionet me SHBA-në, raporton RIA Novosti.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia