Zanatet drejt zhdukjes, përpunuesi i drurit në Skrapar tregon pse e la profesionin

17 Nëntor 2023 | 16:07

Zona e Skraparit njihet për prodhimin e rakisë dhe verës cilësore. Për t’i mbajtur në kushte optimale nevojiten voza druri, të cilat krijohen nga artizanë, që kohë më parë gjendeshin me shumicë në këtë qytet.

Por tanimë prodhimi i tyre ka rënë si pasojë e braktisjes së këtij zanati, duke humbur në këtë mënyrë edhe traditën që është ruajtur dhe trashëguar në brezat e mëparshëm.

Një që ka mbetur në një fshat të Skraparit tregon historinë se si e nisi këtë zanat.

“Unë që në moshën 12 vjeç kam pasur pasion drurin, gurin edhe hekurin, edhe i punoj të tria. Më shumë me ka nxitur babai, ka qenë shumë punëtor ishte pasionant edhe për këto punimet e drurit, bënte vegla, enë druri, tundësa për të tundur bulmetin”, tregon ai.

Pas ardhjes së demokracisë, lindi nevoja për prodhimin e vozave, të cilat Haxhi Liçollari mësoi t’i bënte.

“Pas prishjes së sistemit kërkuan voza, por unë nuk kisha bërë voza sepse voza ka teknologji për të kthyer, bëra pajisjen vetë me kavo për t’i kthyer, vihet në një krah pastaj ne krahun tjetër, do ta mbledhësh me forcë shumë të madhe”, thotë artizani.

Përpunuesi i drurit tregon se ulja e kërkesës ka bërë që edhe ai ta braktisë dalëngadalë këtë zanat, duke vënë theksin edhe tek mungesa e lëndës së parë, siç është druri i lisit.

Tanimë, jo vetëm në Skrapar, por edhe në qytete të tjera është e vështirë të gjesh zanatçinj, pasi evoluimi i teknologjisë ka bërë që punët e dorës të zhduken me kalimin e kohës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026