“Zarfi u hap në moment të fundit”-Gazetari për operacionin e SPAK: Agjentët e BKH…

20 Maj 2024 | 22:05

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se SPAK është përpjekur të shmangë policinë lokale nga operacioni në banesat e grupeve kriminale, për shkak të frikës nga dekonspirimi.

Komentet Fehrati i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se zarfi për operacionin është hapur në momentet e fundit, kur RENEA ka shkuar në banesat përkatëse.

Duke treguar detaje të dala nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin “Sky”, ai tha se në një moment u duk se grupet e Ervis Martinajt, Arben Ndokës, Emiljano Shullazit, etj do ta ekzekutonin Durim Bamin.

“Emiljano Shullazi megjithëse ishte në qelitë e paraburgimit 313 kishte akses në aplikacionin Sky. Duke nisur më tej me Marklen Hakën, Hektor Xheçukën, Albert Zajën dhe dy killerat me pagesë që janë ekzekutuar pas këtyre episodeve. Janë edhe disa personazhe të tjerë, nipi, një lidhje e afërt familjare e Arben Ndokës. Në dosje duket se për pak grupi arriti ta eleminonte Durim Bamin, në zonën e Ksamilit, atje ku i njohuri nga Fushë-Kruja kishte shkuar të kalonte pushimet.

Ai arriti t’i shmangej dy grupeve të vëzhgimit në Ksamil dhe më tej edhe në Shkozet, ku Arben Ndoka kishte kontraktuar disa vrasës me pagesë që t’i zinin në pritë, duke u ndihmuar me mjete dhe logjistikë nga Ervis Martinaj, nga grupi i Avdylajve në Shijak, që vuri në dispozicion dy personazhe për të kryer vrasjen, Aldo Avdylin dhe Arben Mërkurin, ky i fundit është ekzekutuar. Por nga ana tjetër edhe me Emiljano Shullazin, që kishte siguruar informacione se ku lëvizte Durim Bami.

Megjithatë këto biseda janë pak muaj para se Durim Bamit t’i organizohej një atentat. Unë besoj se nuk ka pasur dekonspirim, për shkak se SPAK ka rezervat e veta në raport me Policinë e Shtetit. SPAK ka shmangur në mënyrë drastike policinë lokale, duke operuar vetëm me forcat speciale. Çdo grup i tyre ka pasur pranë një agjentë të BKH. Zarfi është hapur vetëm në momentin që kanë shkuar në banesat përkatëse”, tha Fehrati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026