Abilekaj debat me Lelën: Bandat i ushqeu politika, SPAK si kurrë në parë operacion

20 Maj 2024 | 22:00

Dosja ‘Metamorfoza’ është kthyer në temë debati në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, është kthyer në temë debati mes gazetarëve  dhe analistëve.

Alfred Lela është përplasur me Enton Abilekajn pasi Lela u shpreh janë lëshuar 50 arreste por janë kapur vetëm 6 persona.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga Abilekaj, i cili theksoi se bandat u forcuan në kohën e PD, ndërsa përgëzoi punën e SPAK.

Pjesë  nga biseda

Lela: Është e gjitha për të siguruar magjepsje, për të fshehur at që ka ndodhur. Janë 50 arreste janë kapur 5 ose 6. Këta të gjithë kanë ikur në drejtimin e duhur, si ka mundësi që këta njerëz gjejnë kohën dhe drejtimin e duhur. S’ka këtu një lidhje politike.

Abilekaj: Këta janë larguar nga Shqipëria që tek “Metamorfoza 1”, bile morën dhe pasuri me vete. Nëse ka dokonsipirim, nuk është faj i prokurorëve. Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Bandat u forcuan atë kohë. Këto banda i ka ushqyer politika, nuk u ushqyen vetë. Sot jemi në kushtet e një mungese të plotë të vullnetit politik.  Ne kemi të gjithë kriminelët në Dubai, si mund të mos kemi një marrëveshje ekstradimi. Sot SPAK ka goditur të gjithë bandat njëkohësisht dhe është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026