Martesa e 2 grave, Kisha Orthodhokse: E panatyrshmja s’mund të bëhet e natyrshme
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me martesën e dy grave me njëra-tjetrën në Tiranë.
Përmes një njoftimi, Kisha Orthodhokse është shprehur se e panatyrshmja nuk mund të bëhet e natyrshme përmes dekreteve ligjore.
Po ashtu, në njoftimin e Kishës thuhet se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive e bashkimin e tyre dhe sipas tyre, asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.
Njoftimi i Policisë:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
DEKLARATË
Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkine e Tiranes, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:
Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .
Tiranë, 20 maj 2024
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë