Zbardhet biseda mes Dukës dhe Berishës, plani i Rithemelimit për të hyrë në zgjedhje
Gazetarja Eksiola Shehu ka zbardhur detaje nga takimi që ish-kryeministri Berisha pati në selinë blu me kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Shehu tha se në fokus të takimit këtë të mërkurë ishin zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas gazetares ky takim është në vazhdën e propozimit të bërë nga Berisha që të gjitha partitë opozitare të hyjnë në një koalicion të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.
Nuk dihet ende vendimi i Dukës nëse do të mbështesë apo jo kandidatët e primarëve të nxjerrë nga Rithemelimi.
“Në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 majit dhe koalicioni që zoti Berisha ka shprehur, pas vendimit të gjykatës së Apelit për çështjen e vulës.
E vetmja rrugëzgjidhje nga zoti Berisha për regjistrimin në zgjedhje është parë futja përmes koalicioneve.
Ndaj dhe zoti Berisha pritet të kalojë një javë intensive pune për të bindur kryetarët e partive aleate të opozitës për të hyrë në një koalicion të vetëm në zgjedhje.
Ky takim ka zgjatur rreth 40 minuta. Zoti Duka nuk ka vendosur nëse do të mbështesë në një koalicion PD-në dhe opozitën.
Në daljet publike Duka tha se kjo forcë politike do të dalë e vetme për sa i përket këshilltarëve bashkiakë, ndërkohë që nuk dihet nëse do të mbështesë formalisht dhe kandidatët e primareve”, tha Shehu.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta