Zbardhet marrëveshja 72.2 mln euroshe Britani-Francë për emigrantët
Britania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje me vlerë 72.2 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm me qëllimin shtimin e përpjekjeve për të ndaluar emigrantët e paligjshëm që të bëjnë udhëtime të rrezikshme nëpër Kanalin Anglez.
“Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks”, tha sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman në një deklaratë pas takimit me homologun e saj francez Gérald Darmanin në Paris.
Marrëveshja vjen pasi numri i emigrantëve që bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të improvizuara arriti një rekord të ri, më shumë se 40.000 kalime gjatë këtij viti.
Më shumë se gjysma e tyre raportohet se vijnë nga Shqipëria, Afganistani dhe Irani. Gjatë këtij viti 12.000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe duke përdorur varka të vogla, krahasuar me vetëm 50 emigrantë në vitin 2020.
Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do t’i paguajë Francës 72.2 milionë euro gjatë vitit 2022-2023.
Në këmbim, Franca angazhohet të rrisë me 40% numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet franceze. 350 oficerë shtesë do të vendosen në muajt e ardhshëm. Qeveria britanike tha se oficerët e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në dhomat e kontrollit të udhëhequra nga Franca për të përmirësuar koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit.
Marrëveshja synon të rrisë sigurinë në portet me më shumë teknologji vëzhgimi, drone, ekipe të qenve zbulues, kamera dhe helikopterë. Mbështetje është premtuar edhe për qendrat në Francë për emigrantët.
Të dyja vendet duan të përdorin inteligjencën, për të ndihmuar në çmontimin e rrjeteve të kontrabandës.
Marrëveshja e re parashikon krijimin e qendrave të reja të pritjes për emigrantët në jug të Francës për të penguar njerëzit që kalojnë Mesdheun të shkojnë në veri drejt Calais. Pritet që të ofrohen “alternativa të sigurta” për emigrantët.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë