Zbardhet rezoluta e propozuar nga kryetari i Grupit të PD, për mbështetjen e Kosovës
Ashtu si u paralajmërua dje, kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një debati në Kuvend mbi zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e një Rezolute mbi këtë situatë.
Kuvendi i Kosovës, më datë 28.09.2023, ka miratuar një Rezolutë mbi sulmin terrorist të datës 24 shtator, ku jo vetëm dënon sulmin, por kërkon edhe anagazhimin e institucioneve për të kërkuar hetim ndërkombëtar.
“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur plotësisht punën e policisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës, gjykojmë që është e nevojshme që edhe Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve tona”- thuhet në kërkesën e paraqitur nga Gazment Bardhi.
Draftrezoluta thekson se Kuvendi i Shqipërisë ofron mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Kosovën dhe institucionet e saj, në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbështet të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve, pa dallim, që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në vijim të kërkesës së autoriteteve të Kosovës, për një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i PD i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërmarrë çdo iniciativë apo nismë të nevojshme në këtë drejtim, duke përmbushur detyrimin kushtetutes të mbrojtjes së të drejtave kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
“Nisur nga sa më sipër, përfshirë disa qëndrime kontraditore dhe që bien ndesh me interesin e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për zhvillimet në Kosovë, në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, paraqesim këtë mocion me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend për qëndrimin e shtetit shqiptar në raport me zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e Rezolutës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit”, – thuhet në kërkesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve