Zbardhet takimi i Yuri Kim-it në Gjykatën Kushtetuese
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi në ambientet e kësaj gjykate një takim zyrtar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Yuri Kim, e cila shoqërohej Mary Kate Butterfield, këshilltare ligjore rezidente e OPDAT.
Gjatë takimit, Kim shprehu kënaqësinë e saj për plotësimin e trupës së Gjykatës Kushtetuese pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë prej afro pesë vjetësh, si dhe urimet për anëtarët e rinj të zgjedhur të kësaj gjykate.
Nga ana e saj, Xhaferllari, e cila ushtron funksionet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi e falënderoi Ambasadoren Kim përfjalët inkurajuese dhe mbështetjen e vazhdueshme tëdhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Gjykatën Kushtetuese shqiptare, që janë njëherazi edhe përgjegjësi për të gjithë anëtarët, shprehu, angazhimin e kësaj gjykate për të ushtruar funksionet e saj me integritet dhe qëndrueshmëri.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe u ra dakord edhe për sa i takon procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të kalojë nëpërmjet një procedure të rregullt që të garantojë legjitimitetin e Kryetarit.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta