Zbardhet udhëzimi i Nokës për strukturat e PD: Filtroni listën e anëtarësinë

20 Janar 2026 | 20:01

Në prag të zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike është zbardhur udhëzimi i shpërndarë për strukturat nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, ku kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë.

Në dokument udhëzohen Degët e Partisë Demokratike të angazhohen me këtë proces ndërsa renditen edhe kriteret që duhet të plotësojë një anëtar i PD.

Udhëzimi parashikon ndarjen e anëtarëve në kategori të veçanta: ata që janë zhvendosur brenda territorit të Shqipërisë, ata që ndodhen në emigracion, individët që nuk duan të angazhohen dhe rastet për të cilat nuk ka informacion. Këta anëtarë evidentohen veçmas dhe përfshirja e tyre në proceset e brendshme kushtëzohet nga riaktivizimi dhe plotësimi i formularëve përkatës.

Në udhëzim nënvijëzohet se nuk do të konsiderohen anëtarë aktivë të PD-së ata që kanë vepruar kundër interesave të partisë në fushata zgjedhore, kanë mbajtur qëndrime publike kundër vijës politike, kanë mbështetur kundërshtarë politikë apo kanë thyer disiplinën e brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u takua me drejtuesit institucionalë dhe politikë të shqiptarëve...
13:26 | 09/07/2026