“Zbehet” roli i Rinasit, Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë aeroporti kryesor i Shqipërisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.
“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.
Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.
“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”, shtoi ajo.
Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.
“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar