Zbulohen dy raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen tre persona në Durrës

10 Qershor 2026 | 13:53

Janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit tre persona. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Lamberto Dinaj dhe Arsildo Marku të cilët u kapën duke lëvizur me automjet në hyrje të qytetit të Durrësit. Ata dyshohet se po tentonin të shisnin një armë zjarri pistoletë, së bashku me 2 krehra dhe fishekë.

Ndërkohë, personi i tretë i arrestuar është shtetasi Dervish Tusha, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Shtrazë, Shijak, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë mbrojtëse me ndezës të montuar, 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarakë, të cilat posedoheshin pa leje.

“Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur armë zjarri, me qëllim kryerjen e ngjarjeve kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

-L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë. Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L. D., të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:05 | 09/07/2026

Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Lajmi u bë i...
20:35 | 09/07/2026

Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra

Zhurma e çekanit mbi kudhër dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Punishtet e kovaçëve, dikur ndër më të frekuentuarat në qytete e fshatra, sot po mbeten...
20:05 | 09/07/2026