Zbulohen kryebashkiakët që do të rikandidojnë në PS
Partia Socialiste ka mbledhur sot në orën 19:00 Kryesinë. Në fokus të mbledhjes pritet të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se prej disa javësh kryeministri Rama ka nisur një tur takimesh me qytetarët në të gjithë vendin, nga ku ka konfirmuar edhe disa kryebashkiakëve socialistë.
Mes tyre është rikonfirmuar Erion Veliaj në Tiranë, në Gjirokastër Flamur Golemi, Alma Hoxha në Përmet, në Shijak Elton Arbana, Pjerin Ndreu në Lezhë, Andi Salla në Cërrik, në Dibër e Bulqizë pritet të jenë kryetarët aktualë.
Mësohet jo zyrtarisht se Rama pritet të rikonfirmojë pjesën më të madhe të kryetarëve aktualë.
Dritan Leli nuk do të jetë kandidati i besuar i socialistëve në Vlorë, por pritet që edhe Mallakastër të mos rikonfirmohet kryebashkiaku pasi SPAK e akuzon për fshehjen e dënimit në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit