Zbulohen monedhat e vikingëve në Danimarkë, ishin groposur 1 mijë vjet më parë

30 Maj 2023 | 09:36

Rreth 300 monedha argjendi që besohet se janë mbi 1 mijë vjet të vjetra janë zbuluar pranë një fortese të përdorur nga vikingët në veri-perëndim të Danimarkës.

Objektet u zbuluan dhe u nxorën në tokë nga një vajzë që po kryente kërkime me një zbulues metalik. Monedhat e argjendit u gjetën rreth 8 kilometra nga bastioni i vikingëve Firkat, në afërsi të qytetit Hobro. Nga shkrimet dhe simbolet që përmbajnë, ato mendohet se datojnë në vitet 980.

Përveç monedhave daneze, mes objekteve ka edhe arabe e gjermane, si dhe bizhuteri që vijnë nga Skocia ose Irlanda.

“Zbulime të tilla janë shumë të rralla”, komentoi Lars Kristian Norbah, drejtor i Muzeut të Jutlandit Verior, ku artefaktet do të ekspozohen.

Sipas tij, objektet janë të së njëjtës periudhë kur është ngritur fortesa, e ndërtuar nga mbreti Harald Blututh dhe do të ofrojnë një këndvështrim më të gjerë në historinë e Vikingëve.

Arkeologët kanë deklaruar se do të vijojnë gërmimet vjeshtën e ardhshme dhe shpresojnë të gjejnë varreza dhe vendbanime të epokës së vikingëve.

Vikingët besonin se po t’i groposnin thesaret e tyre do të mund t’i gjenin sërish pas vdekjes.

Artefaktet do të shfaqen për publikun duke filluar nga muaji korrik në muzeun historik Alborg. Ndërkohë, vajza që bëri zbulimin do të marrë një shpërblim financiar, kuota e të cilit nuk është bërë publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026