Zbulohet e ardhmja e Messit, “kontrata e artë” sa dyfishi i Ronaldos

9 Maj 2023 | 13:23

“Messi është një punë e përfunduar. Ai do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm”, kështu shkruan agjencia e lajmeve AFP, duke cituar një burim të sigurt që njeh nga afër marrëveshjen.

Në artikullin dedikuar lojtarit argjentinas, AFP nuk përmend klubin ku do të transferohet “pleshti”, por thekson vetëm se kontrata do të jetë e jashtëzakonshme.

“Kontrata është e jashtëzakonshme. Është e madhe. Ne jemi duke finalizuar disa detaje të vogla”, shtoi burimi, i cili nuk është zyrtarisht i autorizuar të flasë për mediat.

I pyetur mbi këto deklarata, klubi aktual i Messit, Paris Saint-Germain thjesht vuri në dukje se ai mbetet nën kontratë deri më 30 qershor dhe nuk dha ndonjë detaj tjetër.

Nga burime brenda klubit për AFP nënvizohet se: “Nëse klubi do të kishte dashur të rinovonte kontratën e tij, do të ishte bërë më herët”.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Messi do të firmos një kontratë nga ku do të përfitojë afro 400 milionë euro në vit, dyfishi i asaj që përfiton Ronaldo te Al Nassr.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies

Futbollisti francez Kenzo Kies ka ndërruar jetë nga mbytja në lumin Ron. Kies, 21 vjeç, i cili luajti për Guingamp në Ligue 2, ishte në...
13:16 | 25/06/2026

Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)

Legjenda braziliane, Neymar, u rikthye plot lot në fushë për kombëtaren e tij, ndërsa Selecao mposhti Skocinë 3-0 në ndeshjen e tyre të fundit në...
09:55 | 25/06/2026

I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë

Lojtari i Katarit, Assim Madibo u dënua me pezullim pӕr pesë ndeshje të mërkurën për ndërhyrjen e frikshme që i theu këmbën mesfushorit kanadez, Ismael Kone...
09:45 | 25/06/2026