Messi te Barcelona? Presidenti i La Ligas sqaron situatën
Tanimë nuk është sekrete që Lionel Messi nuk do ta vazhdojë të ardhmen e tij me Paris Saint-Germain.
Superylli argjentinas ka vendosur përfundimisht që të largohet nga PSG, dhe nuk është i interesuar që të nënshkruajë asnjë marrëveshje të ofruar nga kampioni francez, raporton KosovaPress.
Sigurisht, garën për të siguruar shërbimet e Messit po e udhëheq ish-klubi i tij, Barcelona, por që kjo e fundit për ta bërë këtë gjë duhet të shes disa lojtarë.
Këtë gjë e konfirmoi edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili e sqaroi situatën aktuale për Lionel Messin që të rikthehet te Barcelona.
“Nëse Barcelona nënshkruan me Messin, mund t’iu them që paga e tij do të jetë më e ulët se ajo aktuale që është momentalisht te PSG”, tha Tebas.
“Rikthimi i tij është i kushtëzuar në shitjen e lojtarëve, ata thonë se do të shesin lojtarë dhe mendimi im është që Barça do të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e lojtarëve këtë verë”, shtoi më tej Tebas.
Barça po mundohet që të gjejë një zgjidhje me La Ligan sa i përket Financial Fair Play, ndërsa propozimi i Al Hilal është 400 milionë në sezon siç ishte bërë e ditur para një muaji.
Po ashtu, interesim në Messin ka shprehur edhe skuadra amerikane, Inter Miami.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump