Zbulohet një planet në një sistem të afërt diellor, mendohet që ka shenja jete

8 Gusht 2025 | 19:51

Një seri të dhënash të reja nga teleskopi James Ëebb sugjeron praninë e një planeti gjigant gazi në sistemin Alfa Centauri fqinjësinë më të afërt të Diellit.

Planeti, i cili mendohet të jetë i krahasueshëm me Jupiterin apo Saturnin, nuk është konfirmuar ende plotësisht. I identifikuar fillimisht në gusht 2024, objekti nuk është rishfaqur në vëzhgimet pasuese, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e tij apo edhe ekzistencën.

Megjithatë, shkencëtarët e shohin këtë zbulim si një tregues premtues. Ylli rreth të cilit sillet planeti ka ngjashmëri me Diellin, dhe kjo ngre interesin për mundësinë që ndonjë nga hënat e mundshme të planetit të ketë kushte për jetë  një skenar që aktualisht është objekt i misioneve Europa Clipper dhe JUICE.

James Ëebb ka arritur të kapë imazhe të drejtpërdrejta të sistemit, por shkëlqimi ekstrem i yjeve të dyfishtë të Alfa Centaurit e bën të vështirë izolimin e objekteve të vegjël. Për këtë arsye, një konfirmim mund të vijë vetëm nga instrumente të reja si teleskopi hapësinor Roman Grace, që do të lëshohet më 2027.

Në distancë vetëm 4.37 vite dritë nga Toka, çdo zhvillim në këtë sistem do të ndiqet me vëmendje. Nuk është hera e parë që Alfa Centauri ngjall spekulime por tani, me instrumente të klasit të ri, shkenca mund të jetë më afër përgjigjeve konkrete.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026