Zbulohet një tjetër varr masiv në Ukrainë, mbi 400 trupa të pajetë
Më shumë se 400 trupa janë gjetur të varrosur në Izium, qytet në veri lindje të Ukrainës i cili është çliruar nga forcat ruse.
Ende nuk ka shumë të dhëna se cfarë ka ndodhur me trupat e gjetur por disa zyrtarë pretendojnë se janë vrarë nga bombardimet apo nuk kanë patur kujdes mjekësor.
Ukraina dhe Perëndimi akuzon Rusinë se ka kryer krime lufte cka mohohet nga Moska.
“Duam që bota të dijë se cfarë është duke ndodhur dhe cfarë ka lënë pas pushtimi rus. Bucha, Mariupol e tani fatkeqësisht Izium. Rusia lë të vdekur kudo e duhet të mbajë përgjegjësi. Bota duhet të shpallë Rusinë përgjegjëse, do të bëjmë gjithcka që ta arrijmë këtë” u shpreh presidenti ukrainas Zelensky.
Me dedektorë në duar, ushtarët janë duke kërkuar nëse kanë mbetur mina të pashpërthyera.
Pas çlirimit, qyteti i Izyum është mbuluar nga rrënojat. Madje disa zyrtarë vlerësojnë se 80% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar e në rrënoja do të zbulohen edhe më shumë trupa të pajetë.
LEXONI GJITHASHTU
Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës