Zbulohet tjetër rast i basteve sportive në Kombinat, arrestohet 24-vjeçari
Vijon në Tiranë operacioni i koduar “Fati i lojërave”, në kuadër të të cilit është zbuluar një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të basteve sportive.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zonën e Kombinati, u konstatua një lokal ku viheshin baste sportive përmes celularit.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Xh., 24 vjeç, i cili kishte në përdorim ambientin. Policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e celularit, në të cilin u gjetën faqe aktive për vendosjen e basteve sportive.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet për goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë