Zbulohet varreza 100 mijë vjeçare në Izrael, një nga më të vjetrat në botë
Arkeologët besojnë se kanë zbuluar një nga varrezat më të vjetra të njohura, që daton midis 100,000 dhe 110,000 vjet më parë, në Shpellën Tinshemet në Izraelin qendror.
Mbetjet e njerëzve të hershëm ishin vendosur me kujdes në gropa në pozicionin e fetusit, së bashku me objekte të tilla si fragmente shkëmbinjsh, kocka dhe gurë, të cilat tregojnë ritualet e hershme dhe besimet shpirtërore, raporton AP.
Këto objekte, disa prej të cilave u sollën nga vende qindra kilometra larg, nuk kishin asnjë funksion praktik të njohur në jetën e përditshme, kështu që besohet se ato ishin pjesë e ritualeve që synonin nderimin e të vdekurve.
Ky zbulim konfirmon se varrimet ishin një praktikë e zakonshme në atë periudhë.
Vendndodhja është veçanërisht e rëndësishme sepse mbetjet janë ruajtur jashtëzakonisht mirë falë kushteve specifike të tokës dhe pranisë së hirit.
Disa nga gjetjet kryesore nga Tinschemt u botuan në mars të këtij viti në revistën Nature Human Behavior.
U gjetën dy skelete të plota dhe tre kafka, por ende nuk është e qartë se cilit lloj njerëzish i përkisnin – Homo sapiens, Neandertalë apo ndonjë popullsie të përzier.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)