Zbuloi të dhënat tatimore të Trump dhe Musk, 38-vjeçari dënohet 5 vite burg

29 Janar 2024 | 20:49

Charles Littlejohn, i cili me kontratë punonte për Administratën Tatimore të SHBA-së dhe zbuloi për mediat informacionin tatimor të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderëve Jeff Bezos dhe Elon Musk, u dënua sot me pesë vjet burg.

Littlejohn (38) u dënua para një gjykate në Uashington dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 5,000 dollarësh, raportoi NBC News.

Ai zbuloi informacionin tatimor të Trump për Neë York Times, dhe informacionin e Bezos dhe Musk për kompaninë e kërkimit dhe gazetarisë ProPublica.

Littlejohn u deklarua fajtor në tetor dhe prokurorët kishin kërkuar një dënim maksimal prej pesë vjet burg federal.

Ai akuzohet se ka abuzuar me pozitën e tij duke “zbuluar në mënyrë të paligjshme mijëra deklarata tatimore federale të SHBA dhe informacione të tjera financiare private për shumë organizata të lajmeve”.

Prokuroria deklaroi gjithashtu se Littlejohn “abuzoi aksesin në të dhënat tatimore për qëllime private, politike, duke besuar se ishte mbi ligjin”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026