Zëdhënësi i Hamasit kundërshton optimizmin e Biden për marrëveshjen e armëpushimit
“Optimizmi i Joe Biden për një armëpushim të afërt Izrael-Hamas është vetëm një përpjekje për të mbajtur të qetë fuqitë armiqësore dhe nuk ka pasur “asnjë përmirësim”, tha një zëdhënës i grupit militant për median Sky News.
Presidenti amerikan u tha gazetarëve të premten se ishte “optimist“ dhe se ka “vetëm disa çështje të tjera” që negociatorët e SHBA, Katarit dhe Egjiptit duhet të zgjidhin midis dy palëve.
Por duke folur me Sky News, zëdhënësi i Hamasit në Liban Dr Ahmad Abdulhadi tha se kjo “nuk ishte e vërtetë”.
“Administrata Biden po përpiqet të tregojë se mjedisi është pozitiv. Por raundi i parë tregoi se nuk ka përmirësime,” tha zëdhënësi.
Ai u shpreh se pretendimet e zotit Biden ishin vetëm për të “mbajtur gjithçka pozitive në media” dhe “të mbajë të qetë Boshtin e Rezistencës dhe ta ndalojë atë të përgjigjet ndaj vrasjes dhe të mos rrëshqasë në një luftë rajonale”.
Boshti i Rezistencës i referohet aleancës së udhëhequr nga Irani midis grupeve të ndryshme islamike, përfshirë Hamasin.
Izraeli besohet se ka vrarë kreun politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Iran muajin e kaluar, në atë që grupi e përshkroi si një “sulm tradhtar sionist në rezidencën e tij në Teheran”.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 20:45 “I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë