Zelenski akuzon Rusinë për bllokimin e 22 milionë tonë ushqimeve
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për bllokimin e eksportit të 22 milionë tonë produkteve ushqimore dhe paralajmëroi se nëse portet e saj nuk zhbllokohen, shumë vende do të përballen me krizë ushqimore.
“Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet dhe mundësitë detare për të eksportuar ushqime: grurin tonë, elbin, luledielli dhe më shumë. Shumë gjëra”, tha ai, sipas deklaratës.
Zelenski paralajmëroi krizë botërore të ushqimeve, pas asaj energjetike që u provokua nga Rusia. Ai e akuzoi Moskën edhe për “vjedhje graduale” të produkteve ushqimore dhe përpjekje për t’i shitur ato.
Para luftës, furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina përbënin pothuajse 30% të tregtisë globale. Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, i cili ndihmon në luftimin e pasigurisë ushqimore globale, blen rreth gjysmën e grurit të tij nga Ukraina çdo vit dhe ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse portet e Ukrainës nuk hapen.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja