Zelenski i drejtohet Greqisë për ndihmë: Trupat ruse sollën vdekjen
Ukraina i është drejtuar edhe Greqisë për ndihmë në konfliktin me Rusinë. Në një lidhje virtuale me parlamentin helen, presidenti Zelenski ka akuzuar ushtarët rusë për krime dhe dëbime në masë.
“Trupat ruse kanë sjellë vdekje dhe shkatërrim në tokën ku prej shekujsh ukrainasit dhe grekët kanë jetuar në paqe dhe prosperitet. Për më tepër, Rusia ka nisur një fushatë dëbimi në jug të Ukrainës. Disa dhjetëra mijëra qytetarë janë larguar me forcë nga territoret e pushtuara të vendit”, deklaroi Zelenski.
Nga Moska, ministri i Jashtëm rus akuzoi Ukrainën se po ndryshon qasjen e saj në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.
“Në dokumentin e paraqitur, Kievi kërkon që garancitë për sigurinë e Ukrainës të mos aplikohen për Krimenë dhe Sevastopolin. Në vend të kësaj janë bërë propozime të mjegullta për të ashtuquajturat ‘kontrolle efikase’ sikurse ishte deri më 23 shkurt”, tha Lavrov.
Ai theksoi se Rusia i tërhoqi trupat e saj nga veriu i Ukrainës si shenjë e vullnetit të mirë. Por ndërsa ajo po vijon me rigrupimin e trupave për t’u fokusuar në frontin e Donbasit, disa mijëra ukrainas po përpiqen të largohen nga rajoni nga frika se shtëpitë e tyre do të rrafshohen nga lufta.
Mariupoli është bërë simbol i rezistencës së popullit ukrainas kundër pushtuesve rusë, që tashmë kontrollojnë disa pjesë të qytetit të rëndësishëm strategjik.
Ndërsa ushtarët rusë janë transferuar në zona të sigurta, banorët e qytetit, ku jeton dhe një pakicë greke, kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)