Zelenski i kërkon kancelarit gjerman mbështetje të qartë për Ukrainën

14 Qershor 2022 | 12:13

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën.

Në një intervistë me TV gjerman ZDF të hënën mbrëma, Zelenski tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesat e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë, shkruan CNN.

“Ne kemi nevojë nga kancelari Scholz të ja japë sigurinë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin: nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë”, tha Zelenski.

Ka pasur spekulime se Scholz mund të bëjë udhëtimin e tij të parë në Kiev që nga fillimi i luftës gjatë kësaj jave.

Kancelari mbrojti Gjermaninë kundër akuzave se nuk do të dorëzonte armët që kishte premtuar për Ukrainën.

Para se të mund të dorëzoheshin armët moderne, ushtarët ukrainas duhej të trajnoheshin se si t’i përdornin ato, tha ai mbrëmë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026

Rreth 300 produksione të Netflix kanë përdorur mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale në një fazë të prodhimit të tyre deri më tani në vitin 2026...
13:21 | 17/07/2026