Zelenski: Rusia ka bllokuar portet, miliona njerëz mund të vdesin nga uria

9 Qershor 2022 | 09:21

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se për shkak se Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, miliona njerëz mund të vdesin nga uria.

Në një deklaratë televizive, Zelenski paralajmëroi se është në prag të një krize të rëndë ushqimore, pasi Ukraina nuk është në gjendje të eksportojë grurë dhe produkte të tjera, shkruan Reuters.

“Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse në Detin e Zi vazhdon”, u shpreh Zelenski.

Ndërsa, ministri i jashtëm rus, Serger Lavrov nënvizoi se Rusia është e gatshme që së bashku më Turqinë të sigurojnë kalimin e anijeve me grurë nga portet detare të Ukrainës.

Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se pasojat negative të pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen, duke prekur 1.6 miliardë njerëz.

Ai këmbënguli se e vetmja mënyrë për të ndaluar stuhinë që po shpërthen, është ndalimi i pushtimit rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026