Zelenski: Rusia po e përdor energjinë për të shantazhuar Europën

28 Prill 2022 | 08:04

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia po e përdor energjinë për të shantazhuar Europën.

Sipas tij, vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, tregoi se askush në Europë nuk mund të shpresojë të mbajë bashkëpunim normal ekonomik me Moskën, shkruan BBC.

“Rusia nuk e konsideron vetëm gazin, por çdo tregti si armë. Ajo është vetëm duke pritur momentin kur mund të përdoret një ose një zonë tjetër tregtare,” u shpreh ai.

Zelenski shtoi se Rusia e sheh Europën e bashkuar si një objektiv dhe sa më shpejt të gjitha shtete të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Ai gjithashtu përshëndeti një marrëveshje me BE-në për të hequr tarifat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale, veçanërisht për ushqimin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026