Zelenski: Situata në Donbas e vështirë, rusët duan të shkatërrojnë gjithçka

25 Maj 2022 | 07:38

Presdenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka konsideruar si jashtëzakonisht të vështirë, situatën aktuale në rajonin lindor të Donbasit.

Zelenski tha gjatë një fjalimi mbrëmjen e së hënës në rrjetet sociale, se furnizimi i Ukrainës me armë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global, shkruan BBC.

Sipas tij, rusët po përqëndrojnë forcat e tyre për të marrë nën kontroll Donbasin.

“Lyman, Popasna, Severodonetsk dhe Slovyansk. Pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje. Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë,” tha ai.

Deklarata e Zelenskit vjen pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se ofensiva e Rusisë në Ukrainën lindore është në fazat e saj më intensive.

Ndërsa, autoritetet në Kiev bën me dije se gjatë ditës së martë ushtria ruse vrau 14 civilë.

“Armiku  vijon të përdorë taktika terrori kundër popullsisë ukrainase. Vijon  përkeqësimi i situatës socio-ekonomike në jug dhe lindje të Ukrainës .Një ditë më parë  gjashtëmbëdhjetë sulme u zmbrapsën në drejtimet Donetsk dhe Luhansk, tetë tanke, njëzet e dy automjete të blinduara dhe një automjet armik u shkatërruan” u shpreh Oleksandër Shtupun gjeneral i forcave ukrainase.

Pushtimi rus ka hyrë në muajin e katërt, por Moska planifikon të vijojë luftimet për një kohë të gjatë  me synimin për të përmbushur të gjitha objektivat e përcaktuara nga presidenti Putin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Ministria e Shëndetësisë në Kongo njoftoi se të paktën 930 persona kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës, me 37 vdekje të reja të regjistruara në një...
10:32 | 20/07/2026

JD Vance bëhet baba për herë të katërt, lind fëmija i parë i një zv.presidenti në detyrë pas më shumë se 150 vitesh

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën lindjen e fëmijës së tyre të katërt, i pari i...
10:18 | 20/07/2026

Pas muajsh tensionesh politike SHBA-Spanjë, Sanchez dhe Trump takohen në finalen e Kupës së Botës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takuan ballë për ballë të dielën , pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe...
09:59 | 20/07/2026