Zelensky: Aleatët perëndimorë marrin shumë kohë në vendimet e mbështetjes ushtarake
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se aleatët perëndimorë po marrin shumë kohë kur bëhet fjalë për vendimet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, në një intervistë me Reuters, lideri ukrainas tha se çdo vendim i Perëndimit në ndihmë të Ukrainës, ishte “afërsisht një vit vonë”.
“Por është ajo që është: Një hap i madh përpara, por më parë dy hapa prapa. Kështu që ne duhet të ndryshojmë pak paradigmën,” tha ai.
“Kur ne jemi të shpejtë, ata mbeten prapa. Dhe pastaj ka një hendek gjashtë, tetë muaj pako (ndihma) të pakaluara, dhe më pas dy-tre muaj furnizime dhe një vit kalon. Ne do të donim të mos humbnim avantazh”, tha më tej Zelensky.
Zelenskyy tha gjithashtu se Ukraina nuk kishte përdorur kurrë armë perëndimore në territorin rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit