Zelensky bën deklaratën e fortë: Nuk jam i sigurt nëse Putin është ende gjallë

19 Janar 2023 | 14:31

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror se ai nuk është “plotësisht i bindur” nëse Vladimir Putin është “ende gjallë”.

Duke folur përmes lidhjeje të drejtpërdrejtë, Zelensky i tha turmës në Davos: “Nuk e kuptoj fare mirë me kë të flas dhe për çfarë. Unë nuk jam i sigurt se presidenti i Rusisë, i cili shfaqet ndonjëherë në media, është me të vërtetë ai.

Zelensky tha se Rusia përdorë teknikën “chroma key, për të falsifikuar videot ku Putin shihet duke vizituar vende të rrezikshme.

Sipas tij kjo tenkinë lejon manipulime vizuale në video, duke krijuar pamje të paqena në të vërtetë.

Nga ana e palës ruse, Kremlini është kundërpërgjigjur, por pa adresuar shëndetin e presidentit rus.

“Natyrisht, Zelenskyy nuk do të preferonte të ekzistonte as Rusia, as Putini. Sa më shpejt të kuptojë se Rusia ekziston dhe do të ekzistojë, aq më mirë është për një vend të tillë si Ukraina”, tha Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi të premten sanksione kundër gjashtë shkencëtarëve dhe studiuesve të dyshuar për përfshirje në helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei...
09:46 | 04/07/2026

Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit

Rusia njoftoi se ka  pushtuar qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, një pozicion i fortifikuar ushtarak ukrainas në rrugën për në qytetet e fundit të mëdha...
09:20 | 04/07/2026

Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas

Autoritetet në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, dhe rajonin përreth Leningradit thanë të shtunën se zona pësoi një sulm të madh me dronë...
09:15 | 04/07/2026