Zelensky: Bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

22 Korrik 2025 | 08:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi, teksa Perëndimi rrit presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase.

“Sot kam diskutuar me Rustem Umerovin për përgatitjet për këmbim të të burgosurve dhe për një takim tjetër me palën ruse në Turqi”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij ditor më 21 korrik, duke iu referuar shefit të ri të Këshillit ukrainas për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje.

“Umerov ka raportuar se takimet janë planifikuar të mbahen më 23 korrik”, ka thënë presidenti ukrainas, pa dhënë më shumë hollësi.

Umerov e ka mbajtur në të kaluarën pozitën e ministrit të Mbrojtjes dhe i ka udhëhequr dy runde takimesh me Rusinë.

Dy ditë më parë, Zelensky ka thënë se ia ka dërguar Moskës një ofertë për runde të reja bisedimesh në javët e ardhshme, meqë takimet e zhvilluara muajin e kaluar nuk kanë rezultuar me përparim drejt paqes.

Ai ka thënë se duhet bërë gjithçka që të arrihet armëpushimi.

“Pala ruse duhet t’i japë fund fshehjes nga vendimmarrja”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026