Zelensky dhe liderët perëndimorë takohen për të diskutuar të ardhmen e Ukrainës

12 Korrik 2023 | 08:46

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Joe Biden në ditën e fundit të samitit të NATO-s në Lituani.

Samiti nuk i dha Ukrainës një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO. Megjithatë, fuqitë perëndimore po përgatiten të shpallin një marrëveshje sigurie për Kievin ditën e sotme.

Zelensky, i cili ka shprehur haptas zhgënjimin e tij për mungesën e angazhimit të NATO-s drejt pranimit të Ukrainës në aleancë, do të takohet veçmas më 12 korrik me Bidenin dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, përfshi kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Vilnius.

Kryeministri Sunak njoftoi më 11 korrik se vendet e Grupit të Shtatë (G7) janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje bazë, e cila synon t’i ofrojë Ukrainës garanci afatgjata sigurie, ndërkohë që i mundëson vendit të krijojë marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes me vendet anëtare të G7-ës.

“Mbështetja e përparimit të Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, së bashku me marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe, dhe mbështetja nga shumica e anëtarëve të NATO-s do t’i dërgojë një sinjal të fortë presidentit [rus] Putin dhe do të kthejë paqen në Evropë”, tha Sunak.

Raportohet se marrëveshja pritet të përfshijë pajisjet ushtarake, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën. Marrëveshja e G7-ës vjen pasi NATO, më 11 korrik, tha se teksa e ardhmja e Ukrainës është brenda NATO-s, aleanca ushtarake do t’i japë një ftesë Kievit vetëm kur “anëtarët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në një konferencë për shtyp se nuk ka pasur kurrë një mesazh më të fortë nga NATO, si për mesazh politik për anëtarësim, ashtu edhe për mbështetjen konkrete nga aleatët.

Zelensky u ankua për “formulim të paqartë në lidhje me kushtet” për të ftuar Ukrainën në NATO, edhe para se të publikohej deklarata.

Ai tha se do të ishte “absurde” nëse NATO nuk do t’i ofronte Kievit një afat kohor të qartë ose për integrimin e plotë ose të paktën një ftesë për të filluar negociatat e anëtarësimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026