Zelensky do të bisedojë me Erdoganin për anëtarësimin e Kievit në NATO

7 Korrik 2023 | 10:11

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 7 korrik, përderisa Kievi po kërkon anëtarësimin në NATO dhe më shumë armë të cilat mund t’i përdorë gjatë kundërofensivës kundër forcave ruse.

Zelensky do të udhëtojë nga Praga në Stamboll. Ai tha se samiti i NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme duhet të përqendrohet në dërgimin e “sinjalit të qartë” për anëtarësimin e Ukrainës në të ardhmen në aleancën ushtarake.

“Ne po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete drejt ftesës” për anëtarësim, tha Zelensky gjatë një konference për media në Pragë më 6 qershor, teksa foli përkrah presidentit çek, Petr Pavel. “Na duhet ky motivim. Na duhet sinqeritet në raportet tona”.

Gjatë qëndrimit në Pragë ai foli edhe për kundërofensivën e Ukrainës. Sipas Zelenskyt, edhe pse kundërofensiva nuk po lëviz shpejt, “ne po avancojmë, nuk po tërhiqemi sikurse rusët”.

Zelensky më herët u ka thënë gazetarëve se dërgesat e ngadalta të armëve kishin vonuar kundërofensivën, duke i lejuar Rusisë që të forcojë mbrojtjen në zonat e pushtuara.

Pavel shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe Bashkim Evropian dhe tha se Kievi mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke teksa Ukraina vazhdon të mbrojë veten kundër agresionit rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026