Zelensky falenderon BE-në për kredinë: Së bashku mbrojmë të ardhmen e kontinentit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj udhëheqësve të BE-së për vendimin e tyre për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh.
“Së bashku, ne po mbrojmë të ardhmen e kontinentit tonë”, shkruan ai në X.
Zelensky i kishte kërkuar udhëheqësve të BE-së të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse për të financuar përpjekjet e luftës në Ukrainë, por një marrëveshje nuk u arrit me Belgjikën, e cila mban pjesën më të madhe të parave ruse.
Kredia nuk u financua duke përdorur asetet e ngrira ruse, një propozim i mëparshëm që shkaktoi shqetësime ligjore, veçanërisht nga Belgjika, ku mbahen shumica e aseteve të ngrira.
Në vend të kësaj, kredia u mbështetet nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Zelensky ka thënë se është “e rëndësishme që asetet ruse të mbeten të palëvizshme”.
Presidenti më parë kërkoi përdorimin e aseteve të ngrira për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, duke argumentuar se kjo do të “siguronte siguri afatgjatë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës