Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse në Ukrainë

30 Janar 2026 | 07:30

Volodymyr Zelensky ka falënderuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për ndalimin e bombardimeve ruse në Ukrainë për një javë, një vendim që lidhet me temperaturat e ulëta ekstreme në rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti ukrainas shprehu mirënjohje jo vetëm ndaj Trump, por edhe ndaj të gjithë aleatëve që, sipas tij, po angazhohen për mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe infrastrukturës kritike.

“Furnizimi me energji është thelbësor për jetën. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët njerëzore. Faleminderit, President Trump! Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Presim që marrëveshjet të zbatohen. Masat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, shkroi Zelensky.

Kujtojmë që Donald Trump deklaroi se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ka pranuar të mos bombardojë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase për një periudhë njëjavore, për shkak të të ftohtit të pazakontë.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos bombardonte Kievin dhe qytete të ndryshme për një javë, dhe ai pranoi ta bënte këtë”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke theksuar se kushtet ekstreme të motit kanë luajtur një rol vendimtar.

Trump shtoi se ishte i befasuar nga reagimi i Putinit. “Ai ishte shumë i sjellshëm. Shumë njerëz më thanë: ‘Mos e humb telefonatën, nuk do të marrësh asgjë’. E megjithatë ai e bëri”, u shpreh presidenti amerikan.

Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po i afrohet fundit. “Ne i kemi dhënë fund tetë luftërave dhe besoj se një tjetër do të vijë”, tha ai, duke shtuar se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punojnë intensivisht për këtë çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026