Zelensky: Flota ruse në Detin e Zi nuk është më e sigurt

24 Tetor 2023 | 14:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se sulmet e fundit ukrainase i kanë bërë të pasigurta bazat e flotës ruse dhe korridoret detare në perëndim të Detit të Zi, përderisa trupat e Kievit po synojnë të dëbojnë forcat pushtuese të Kremlinit nga Gadishulli i Krimesë.

Krimeja ofron mbështetje për përpjekjet e Moskës në fushëbetejën në perëndim dhe ky gadishull shpesh ka qenë cak i forcave ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

“Flota ruse më nuk është në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po tërhiqet nga Krimeja”, pretendoi Zelensky më 24 tetor pa ofruar dëshmi. “Kjo është një arritje historike”.

Ukraina po dëshiron të tregojë se armët në vlerë prej miliarda dollarësh që i kanë dhënë aleatët perëndimorë i kanë mundësuar asaj të bëjë përparim në luftime.

Me luftën që po hynë edhe në një dimër tjetër dhe me gjasë do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm, Kievi po shtyn aleatët t’i ofrojnë më shumë asete ushtarake.

Forcat ukrainase ende nuk janë në gjendje të shënjestrojnë ndonjë cak në Krime, por janë të afta t’i afrohen gadishullit, tha Zelensky në Platformën e Krimesë, që është një forum diplomatik.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë goditur tri dronë ukrainas në Detin e Zi më herët gjatë të martës.

Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014.

Po ashtu, që nga kolapsimi i marrëveshjes për drithërat në gusht – që lejonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase pavarësisht luftës – Zelensky tha se një korridor i ri eksportues në Detin e Zi ka mundësuar që çdo ditë të kalojnë rreth 50 anije, duke mos dhënë më shumë detaje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish -Emiri i Katarit , Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani , ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftoi sot Gjykata e Emirit (Amiri Diëan), organi më i lartë qeveritar i vendit....
11:06 | 12/07/2026

Ndërron jetë senatori i njohur republikan

Lindsey Graham, një senator republikan prej shumë kohësh nga Karolina e Jugut, vdiq të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e tij këtë mëngjes. “Të shtunën...
09:27 | 12/07/2026

Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër

Irani nisi një valë sulmesh të mëdha, të njëkohshme me raketa dhe dronë në të gjithë Gjirin Persik të dielën në mëngjes, duke synuar Katarin,...
09:06 | 12/07/2026