Zelensky kthen ‘topin’ në fushën e Putinit: ‘Tani do ta shohim kush je!’

15 Nëntor 2022 | 14:46

Gjatë fjalimit të tij përpara liderëve të G20-ës në Bali të Indonezisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i dërgoi një mesazh historik homologut rus, Vladimir Putin.

Në video-mesazhin e tij, presidenti ukrainas bëri deklaratën e shumëpritur, se ‘lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sa më parë’ por që kjo të ndodhë ai ka disa kushte.

Kushtet e Zelenskit u prezantuan me anë të një plani paqeje prej 10 pikash, që sipas tij janë të pa-negociueshme, nëse paqja është vërtetë qëllimi i palës tjetër.

Hapat përfshijnë një rrugë drejt sigurisë bërthamore, sigurisë ushqimore, një armëpushimi të plotë si dhe ngritjes së një gjykatë speciale që do të gjykojë Rusinë për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Pika e fundit sigurisht është më problematikja, pasi Zelensky është shprehur i bindur se Putini duhet të gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë, dhe se sa presidenti rus do ta pranojë këtë kjo do të shihet në vijim.

Por kjo nuk është e gjitha. Në përgjigje të thirrjeve të përsëritura të aleatëve amerikanë që ai të ulet në bisedime me Putinin para dimrit, që janë në një linjë me vetë deklaratat e Kremlinit për të nisur negociatat, Zelensky deklaroi se përveç këtyre 10 pikave, ai nuk do të pranonte të ulej me Putin deri ditën që çdo ushtar rus të jetë larguar nga territori ukrainas, përfshi Krimenë – një kërkesë që ai nuk e ka bërë kurrë më parë. Mesa duket, Zelensky e ka egërsuar retorikën e tij gjë që tregon se ai e ndjen veten mjaftueshëm të sigurt se tashmë topi është në fushën e tij dhe ai mund ta luaj lojën si të dojë.

‘Kushti i fundit’

Ai madje bëri edhe një hap tjetër gjatë fjalimit të sotëm. Duke i vendosur Putinit një kusht të fundit.

“I bëj thirrje Rusisë të ndalojë të gjitha sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës dhe nëse paqja është vërtetë ajo që Putin do, le ta provojë këtë duke ndalur të gjitha format e terrorit kundër Ukrainës,” – tha Zelensky, duke shtuar se nëse Putin është vërtetë i interesuar për rivendosjen e paqes, ka ardhur koha ta provojë këtë dhe të ndalojë sulmet.

Qartazi tashmë Zelensky e ka kthyer ‘topin’ në fushën e Putinit. Nëse javën e kaluar, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse deklaroi se pas largimit të forcave ruse nga Khersoni, tashmë Rusia ishte e gatshme të ulej në negociata, Zelensky e ka konsideruar me kujdes këtë propozim, duke dalë mëngjesin e sotëm me planin e tij të paqes, dhe një mesazh të qartë për Putinin, se tani është koha që ai ta provojë nëse është vërtetë i interesuar për paqe.

Dhe edhe pse kushtet e Zelenskit, përfshijnë kthimin e kufijve të para vitit 2014, apo edhe ngritjen e një gjykate penale kundër Putinit, të paktën ky është një hap, madje një hap që shënon një moment historik, i cili nëse gjërat shkojnë siç duhet mund të shënojë edhe fillimin e fundit të luftës së Putin në Ukrainë.

10 pikat e planit të paqes së Zelenskit:

  • Siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore
  • Siguria ushqimore
  • Siguria energjetike
  • Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve
  • Zbatimi i Kartës së OKB-së
  • Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive
  • Drejtësia
  • Ndalimi i ekocidit dhe mbrojtja e mjedisit
  • Parandalimi i përshkallëzimeve të mëtejshme
  • Konfirmimi i përfundimit të luftës

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026