Zelensky mbërrin në SHBA, viziton fabrikën e municioneve “Scranton Army”

23 Shtator 2024 | 09:48

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Euronews, lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’, ku shkruan se qëllimi kryesor i vizitës së tij është forcimi i Ukrainës.

“Kjo luftë mund të përfundojë vetëm me një paqe të drejtë përmes përpjekjeve globale… Plani i fitores së Ukrainës do të jetë në tryezën e të gjithë aleatëve tanë,” tha Zelensky.

Ai vizitoi fabrikën e municioneve “Scranton Army” në shtetin amerikan të Pensilvanisë, e cila prodhon komponentë për predha artilerie dhe mortajash dhe diskutoi me menaxhmentin e fabrikës mundësinë e investimeve amerikane në industrinë e mbrojtjes ukrainase, njoftoi uebfaqja e Zelensky.

Kujtojmë se që prej shkurtit të vitit 2022, mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë pas nisjes në agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të vet Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026