Zelensky mohon akuzat ruse se rezidenca e Putin u sulmua nga dronë ukrainas
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka hedhur poshtë akuzat se Ukraina u përpoq të sulmonte rezidencën e Putinit. Zelensky i ka cilwsuar si gënjeshtër pretendimet e Rusisë. Sipas tij Moska po përgatiste terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare në Kiev.
Zelenskyy i ka kërkuar SHBA-së të reagojë ndaj kërcënimeve ruse në përputhje me rrethanat dhe e ka cilësuar pretendimin rus si një mënyrë për të minuar përparimin në bisedimet e paqes pas takimit të udhëheqësit ukrainas me Donald Trump.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi këtë të hënë se Forcat e Armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin në Novgorod gjatë natës.
“Natën e 28-29 dhjetorit 2025, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist duke përdorur 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi në rezidencën shtetërore të Presidentit”, deklaroi Lavrov.
Ai theksoi se të gjitha mjetet ajrore u shkatërruan. Lavrov shtoi se Moska do t’i përgjigjet sulmit të dyshuar. “
Veprime të tilla të pamatura nuk do të mbeten pa përgjigje”, theksoi ai.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës