Zelensky në Khersonin e çliruar: Tani jemi gati për paqen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin e Khersonit disa ditë pas çlirimit të tij nga trupat ruse.
Ai foli me ushtarët e pranishëm atje duke u thënë se, “Ukraina po ecën përpara” dhe se ajo është gati për paqe.
Gjithashtu, Zelensky këndoi himnin ukrainas teksa flamuri i vendit u ngrit në ndërtesën kryesore administrative.
“Ukraina është gati për paqe, për paqe në të gjithë vendin tonë”, u tha presidenti trupave, të cilat i falënderoi për punën e tyre.
Ai falënderoi edhe NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen, duke shtuar se sistemet raketore të ofruara nga Shtetet e Bashkuara kishin bërë diferencën në betejë.
Ndërkohë, banorët e qytetit denoncuan shkatërrimin që kishin lënë pas trupat ruse.
“Ata morën gjithçka nga hotelet tona, nga dyqanet tona. Çfarëdo që panë e morën me vete. Edhe nga restorantet që pushtuan morën gjithçka, të gjitha pajisjet”, tha Antonina Vysochenko, banore e Khersonit.
“Ata menduan se do të na mbyllnin këtu dhe se njerëzit do të falënderonin Zotin se erdhën çlirimtarët. Jo! Ata urreheshin nga qytetarët në çdo cep të vendit”, u shpreh Lada Kolosovska, banore e Khersonit.
Humbja e Khersonit, i marrë nën kontroll nga rusët në fazat e para të pushtimit, ishte një humbje e rëndë për Moskën, edhe pse ajo insiston se rajoni mbetet pjesë e territorit rus.
Në një event në Kremlin, presidenti Putin tha se aneksimi i Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhias dhe Khersonit është i panegociueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë