Zelensky në SHBA për takimin e rëndësishëm me Trump
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkuar në Uashington për një takim të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, takim që do të përqendrohet në marrëveshjen-kornizë për qasjen në mineralet e rralla të Ukrainës si një hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Takimi i rëndësishëm në kryeqytetin amerikan më 28 shkurt zhvillohet më pak se dhjetë ditë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn diktator, si pjesë e një lufte fjalësh nga e cila janë tërhequr të dy udhëheqësit, teksa po përgatiten të takohen kokë më kokë
Zelensky po synon që të forcojë mbështetjen e SHBA-së që i duhet për të zmbrapsur pushtimin e shtetit të tij të nisur nga Rusia, në kohën kur Trump, që mori mandatin muajin e kaluar, ka ndryshuar politikën e Shtëpisë së Bardhë duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Kremlinit.
Trumpi e ka kritikuar Zelenskyn lidhur me menaxhimin e luftës dhe lufta me fjalë kulmoi më 19 shkurt, kur ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, e quajti Zelenskyn “diktator” që po rrezikon ta humbë shtetin e tij.
Megjithatë, Trump duket se i minimizojë këto deklarata dhe gjatë konferencës të përbashkët për media me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 27 shkurt tha: “A e thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë”.
Ai po ashtu e përshkroi Zelenskyn si “shumë trim”, teksa u shpreh optimist për përfundimin e luftës.
“Po punojmë fuqishëm që lufta të përfundojë. Mendoj se kemi bërë shumë përparim dhe mendoj se po lëvizim shumë shpejt”, tha Trump.
“Do të përfundojë ose shumë shpejt ose nuk do të ndodhë fare”, shtoi ai, duke mos bërë deklarime të mëtejme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit