Zelensky nën shënjestrën e Rusisë, Medvedev: E kemi objektiv

21 Maj 2024 | 12:24

Volodymyr Zelensky është objekt i eliminimit ushtarak. Kështu është shprehur zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Ish-presidenti rus thekoi për Agjencinë e Lajmeve Tass, se Zelenskit i ka mbaruar mandati presidencial dhe se drejton një regjim politik armiqësor kundër Rusisë.

“Përfundimi i mandatit të Zelenskyy si president nuk do të ndryshojë asgjë. Ai tashmë drejton një regjim politik armiqësor ndaj Rusisë, i cili po bën luftë kundër nesh, dhe liderët e vendeve që bëjnë luftë konsiderohen gjithmonë një objektiv legjitim ushtarak. Për ne, ai tashmë është një kriminel lufte dhe humbja e statusit të tij zyrtar nuk ndryshon asgjë”, tha Medvedev.

Sakaq Moska ka njoftuar se trupat ruse kanë pushtuar një tjetër fshat, në rajonin e Luhanskut të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes ruse. Luahnsku është një prej katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022 dhe marrja e plotë nën kontroll e tyre është një prioritet  i Kremlinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026