Zelensky nuk kthehet në Kiev pas përplasjes me Trump, zbulohet vendi ku u ul avioni

1 Mars 2025 | 13:10

Avioni i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në aeroportin Stansted, në Mbretërinë e Bashkuar, pas takimit të tij të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat britanike shkruajnë se Zelenskyy ishte prezent në bordin e avionit, i cili është i njëjti mjet e çoi atë në Uashington DC.

Mësohet se në Londër, Zelenskyy do të marrë pjesë në një samit të madh të organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer.

Starmer do të mbajë një takim me liderët evropianë në Doëning Street të dielën, për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën dhe se si mund të planifikohen hapat e ardhshëm. Ky samit ka si qëllim përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në çdo marrëveshje të mundshme paqeje.

Por shpresat për një unitet të plotë midis kombeve evropiane dhe SHBA për të ardhmen e Ukrainës janë dëmtuar pas tensioneve mes Trump dhe liderit të Ukrainës.

Zelensky pritet të takohet këtë pasdite dhe me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Pas takimit të djeshëm, në një reagim në rrjetin social X, Zelenskyy shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së, por theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë përkushtim nga ana e Amerikës.

“Jam mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tyre, e cila ka qenë jetike për të mbijetuar,” shkroi Zelenskyy. “Por është e rëndësishme që të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar qëllimet tona të përbashkëta.”

Zelenskyy theksoi se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të siguruar garanci sigurie për vendin e tij. “Por kjo nuk është mjaftueshëm,” shtoi ai. “Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën.”

Në fund të deklaratës së tij, ai theksoi se SHBA duhet të qëndrojë më fort në anën e Ukrainës, pasi pa mbështetjen e Amerikës, do të jetë shumë më e vështirë për Ukrainën të arrijë qëllimet e saj.

“Do të jetë e vështirë pa mbështetjen e SHBA, por ne nuk mund të humbasim vullnetin, lirinë apo popullin tonë.”, tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026