Zelensky para takimit me Trump në Florida: Rusia nuk dëshiron paqe
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Florida sot, për raundin e fundit të bisedimeve që synojnë t’i japin fund gati katër viteve të luftës me Rusinë.
Dyshja do të diskutojë një version të përditësuar të një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë së SHBA-së.
Takimi i tyre në shtëpinë e Trump në Mar-a-lago vjen pas bombardimeve intensive ruse të Kievit gjatë fundjavës, të cilat presidenti ukrainas i tha se janë dëshmi se Moska “nuk dëshiron paqe”, raporton BBC.
Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë që synonin kryeqytetin e Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur.
Zelensky pritet të ngrejë çështje mbi garancitë e sigurisë dhe lëshimet territoriale për Ukrainën në takimin e tij të së dielës me Trump, të cilat janë të dyja çështje për të cilat Rusia më parë nuk ka qenë e gatshme të bëjë kompromis.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës