Zelensky pas takimit Trump-Orban: Nuk e di ku i sheh përparimet Presidenti i SHBA

7 Nëntor 2025 | 20:37

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi këtë të premte pas takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, duke vënë në dyshim deklaratat e Trump-it për “përparime të rëndësishme” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Nuk e di për çfarë përparimesh domethënëse flet Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit. Nga Moska po vijnë vetëm sinjale të rreme, me qëllim që të fitojnë kohë,” deklaroi Zelensky.

Sipas kreut të shtetit ukrainas, Rusia po përdor të njëjtën strategji që nga fillimi i mandatit të Trump-it, duke dhënë premtime të rreme për paqe ndërkohë që në praktikë vepron në drejtim të kundërt.

“Ata e bëjnë këtë vetëm për të vonuar vendimet e Trump-it, duke treguar mungesë të vullnetit për t’i dhënë fund luftës,” theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu i bindur se Uashingtoni do të miratojë së shpejti dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë.

“Kjo çështje tashmë është mbi tavolinë, është vetëm çështje kohe,” tha ai, duke shtuar se Trump “nuk e ka mohuar” që institucione të rëndësishme amerikane, përfshirë Pentagonin, kanë dhënë sinjale pozitive për mundësinë e furnizimit të Kievit me raketa me rreze të gjatë veprimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026