Zelensky planifikon të takohet me liderin kinez, Xi Jinping
25 Shkurt 2023 |
09:00
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se ka në plan të takojë liderin e Kinës, Xi Jinping për të diskutuar propozimet e Pekinit për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke folur në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë, ai tha se propozimi sinjalizonte se Kina ishte e përfshirë në kërkimin e paqes.
“Unë me të vërtetë dua të besoj se Kina nuk do të furnizojë me armë Rusinë”, tha ai.
Plani i Kinës kërkon bisedime paqeje. Megjithatë, dokumenti prej 12 pikash nuk thotë në mënyrë specifike se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Autoritetet kineze deri më tani nuk i janë përgjigjur publikisht thirrjes së Zelenskyt.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
BE-ja ka hedhur poshtë thirrjet nga aeroportet dhe linjat ajrore për të pezulluar zbatimin e kontrolleve të reja kufitare për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve...
Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
Një agjent federal i imigracionit qëlloi për vdekje një shofer në Hjuston të martën në mëngjes, tha Agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE). Agjentët ndaluan Lorenzo Salgado...
Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
Trupi i një gruaje ukrainase të dyshuar për kryerjen e një sulmi me bombë e cila kishte në shënjestër një biznesmen të pasur me origjinë...
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit